Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme në Durrës një mbledhje informale me krerët e Bashkive, ku ka diskutuar lidhur me performancën e pushtetit vendor.
Rama i ka dhënë vëmendje gjatë fjalës së tij ndërtimeve pa leje, teksa ka kritikuar IMT-në dhe Policinë Bashkiake, duke theksuar se janë struktura problematike.
“Ndërtimi pa leje në Shqipëri është vepër penale. Ndërtimi pa leje në një zonë të mbrojtur është një vepër penale edhe më e rëndë. IKMT ka nisur të veprojë, por duhet thënë që qoftë në Theth, qoftë në Vlorë apo territore të tjera, dobësia e madhe e IMT, edhe policitë bashkiake, struktura problematike, deri në pikën që me përjashtime të rralla nuk janë zgjidhje.
E domososhme për një ndërhyrje në reformën territoriale, që duhet të përfshirë IMT policitë bashkiake, IKMT, zyrat e urbanistikës. Koha për të bërë sinteza të këtyre strukturave dhe për të krijuar më shumë shërbim për bashkitë”, tha ai.
Lini një Përgjigje