TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2025, 09:37

Rama mbledh në Durrës kryetarët e bashkive

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbledh në Durrës kryetarët e bashkive
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Durrës në një takim informal kryetarët e bashkive të gjithë vendit.

Takimi vjen në një kohë kur kreu i qeverisë ka iniciuar një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike, ndërsa pritet të kërkojë bashkëpunim më të fortë me pushtetin vendor.

Fokusi i takimit, do të jetë tek problematikat gjatë sezonit veror dhe tek administrimi më efikas.

Gjithashtu, mësohet se gjatë këtij takimi Rama pritet që t’u kërkojë kryebashkiakëve të djathtë e të majtë, bashkëpunim më të fortë me pushtetin vendor.

Në qendër të diskutimeve do të jenë temat: financat vendore, paketa e maleve, legalizimet dhe regjistrimi i tokave bujqësore, bashkëpronësia, roli i bashkive në procesin e negociatave dhe integrimit në BE, bujqësia si dhe kontrolli i territorit.

rama mbledh në durrës kryetarët e bashkive

Lini një Përgjigje