TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2025, 22:29

Salianji kritik për 11 majin: PD nuk ka bërë gjithçka mirë, në disa zona e morën lehtshëm fare

Shkruar nga Pamfleti

Salianji kritik për 11 majin: PD nuk ka bërë gjithçka

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye sot në media.

I pyetur për situatën politike në “Opinion”, Salianji tha se Partia Demokratike nuk ka bërë gjithçka mirë. Sipas tij, “mund të humbësh, por duhet të luftosh”.

Po, Partia Demokratike nuk ka bërë gjithçka mirë. Ka pasur vende të caktuara ku është marrë lehtshëm. Pra mendohej që do vijë rotacioni vetëm. Mund të humbësh, por duhet të luftosh. E kam thënë edhe një herë. Në betejë shkon, lufton, të vinte kështu siç ishte organizuar gjithë shteti përballë një partie. Ta vështirëson për të mos thënë ta pamundëson. Por më mirë të biesh në betejë se sa të biesh në gjumë. Je më i nderuar”, tha Salianji.

I pyetur se çfarë pozicioni do të kërkojnë në Partinë Demokratike, Salianji u përgjigj se “asnjë”. Ai tha se do të vazhdojë të bëjë aktivitet publik dhe politik.

Salianji u lirua nga qelia më 8 korrik, pas gati 10 muajsh burg. Vendimi u mor nga Gjykata e Fierit, ku u mbajt seanca për shqyrtimin e kërkesës së tij për liri me kusht. Salianji kishte kryer deri më tani 2/3 e dënimit dhe i kishin mbetur edhe 3 muaj të tjerë për të kryer dënimin e plotë.

Lini një Përgjigje