TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2025, 21:24

‘Lideri Global’ i jep mend Trump-it: Askush jashtë Evropës nuk mund të na flasë për paqen në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti
‘Lideri Global’ i jep mend Trump-it: Askush jashtë Evropës
Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Rimëkëmbjen e Ukrainës

Rama i jep rëndësi vetes, guxon të dërgojë mesazhe të koduara në konferencën për Ukrainën...

Edhe pse nuk e përfill kush dhe mundohet të marrë vëmendje me skena fëmijërore (ulja në gjunjë ndaj Melonit), Edi Ramës i duket vetja shumë i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Madje aq i rëndësishëm, sa arrin deri aty sa t’i japë kompetenca vetes të “godasë” SHBA.  

Rama gjatë fjalës sot në Konferencën Ndërkombëtare për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, duket sikur u mundua të dërgojë mesazhe të koduara. Ai tha se askush jashtë BE nuk mund të japë leksione paqeje.

Askush nuk ka një formulë magjike, por të flasësh për paqen nuk e ndal luftën. Nëse duam ta ndihmojmë realisht Ukrainën dhe t’i japim fund kësaj lufte të tmerrshme, duhet një plan i qartë dhe i koordinuar për paqen. Nuk duhet të lejojmë askënd jashtë kufijve të Evropës demokratike të na japë leksione për paqen. Ukraina nuk është agresore. Ajo nuk e ka nisur këtë luftë që derdh gjak çdo ditë në portat e kontinentit tonë”, tha Rama.

Po kush janë këta "të jashtëm" që po guxojnë të flasin për paqen? Nuk është e vështirë të kuptohet: fjalia është një thumb i adresuar drejtpërdrejt ndaj Donald Trump-it, i cili po punon për paqen në Ukrainë dhe e ka bërë të qartë se do ta bëjë këtë duke lënë jashtë Europën.

Pra, Liderit Global i duket vetja si kreu i Komisionit Europian, si Kancelari Gjerman, apo Presidenti Francez, ku arrin deri aty sa të japë direktiva se kush mund të angazhohet dhe kush jo për paqen në Ukrainë.

Pra, kemi një kryeministër të një vendi të vogël ballkanik, që i drejtohet një audience europiane për të kritikuar në mënyrë të nënkuptuar politikën e jashtme të një presidenti amerikan, teksa i mbush vetes mendjen se ndoshta ka ndonjë fuqi më shumë seç mendon realiteti. Në fakt nuk ka faj. SHBA ja ka dërguar disa mesazhe, por siç duket Rama nuk zë mend. Mendon se Sorosi mund ta shpëtojë sërish. /Pamfleti

Lini një Përgjigje