TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2025, 18:58

Përplasjet për mandatin e Lapajt, Sula: Të rinjtë erdhën me zakone të vjetra

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet për mandatin e Lapajt, Sula: Të rinjtë

Teksa socialistët mobilizohen për shtatorin, PD-ja vijon ankesat, në partitë e reja kanë nisur përçarjet. Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ ka krisjet e para ku daja i Shabanit kërkon të marrë mandatin e Lapajt. 

Në këndvështrimin e deputetit demokrat Dashnor Sula, partitë e reja e humbën shansin politik ende pa e fituar. Sipas tij, në listat e tyre duhet të përfshinin persona me impakt. 

“Pushtetin mundohen ta mbajnë me thonjë. Edhe figura të huaja kanë thënë që shqiptarët është e vështirë të bëjnë shtet, në rastin konkret supozohej që partitë e reja të sillnin ndryshim. Unë e paralajmërova që do ndodhte kështu, deklarova dhe që ika nga një padrejtësi dhe nuk mund të bëhesha pjesë e një tjetër padrejtësie. 

Më shpejt kishin mësuar hilet, ishte një idiotësi politike që humbën shansin politik. Partitë e vogla duhet të përfshinin në lista figura me impakt. Shqipëria Bëhet morën 5000 vota në Elbasan, po të isha unë do kalonin në 15000-17000 vota”, tha ai për “AbcNews”.  

Lini një Përgjigje