
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, komentoi atë që po ndodh në Theth këto ditë.
Sipas saj, Ramës nuk i intereson imazhi i Shqipërisë, nuk i intereson jeta e qytetarëve dhe nuk i intereson zbatimi i ligjit. Kjo ndodh sepse nuk e var fatin politik te qytetarët, shtoi ajo.
Sipas saj, në Theth po luhet me disa investitorë strategjikë, të cilët e duan zonën të boshatisur.
“Se cilët janë do t’i shikojmë në ditët në vijim. Asnjë lëvizje e Edi Ramës nuk është lëvizje për interes qytetar, por gjithmonë janë lëvizje që kanë mbrapa një interes klientelist. Mund të jetë lobim ndërkombëtar, mund të jenë para “cash”, mund të jenë interesa të lidhura me familjarë të tij, por asnjëherë nuk bën lëvizje për interes të qytetarit”, u shpreh Ina Zhupa në “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje