
Gazetari Andi Tela e pyeti ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për projektin politik, pas daljes nga burgu i Fierit, pas 10 muajve në qeli.
Salianji u shpreh se nuk ka qenë asnjëherë ushtar i bindur i askujt dhe PD-ja duhet të hapet për qytetarët dhe të marrë njerëz me personalitet.
Pjesë nga biseda
Tela: Këto i themi ne në studio. Por ti ke bërë 10 muaj burg në emër të partisë, pra ti i ke parë zgjedhjet nga televizori. Tani dole dhe hyre në selinë e PD. Mendon të vazhdosh si ushtar i bindur i partisë, apo ke ndërmend të bësh diçka ndryshe? Përmende dy emra, Dash Sulën dhe Ferdinand Xhaferraj, dy persona që kanë sulmuar dhe kritikuar partinë. Ti do të bësh ushtarin si këta të tjerët, apo do të ndërmarrësh një lëvizje, ndryshe nga rutina e përditshme?
Salianji: Ju e dini që unë jam në publik që ditën e parë. Unë do të bëj çdo përpjekje që PD të jetë më mirë.
Tela: Kjo është aksiomë e Berishës, që do të bëjmë gjithçka.
Salianji: Unë po them qëndrimin tim. Unë si ushtar nuk kam qëndruar ndonjëherë. A ka nevojë PD ta gjejë këtë? Patjetër, PD duhet të hapet ndaj të rinjve, të mbledhë kontributet, të marrë njerëz me personalitet. PD duhet të ndryshojë raportin me qytetarët.
Lini një Përgjigje