TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2025, 07:42

“Tokë e xanun”, Erion Braçe publikon fotot nga Tirana: O bëjeni këtë punën tamam, lëreni propagandën!

Shkruar nga Pamfleti
“Tokë e xanun”, Erion Braçe publikon fotot nga Tirana: O
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe duke marrë shembullin e një parkimi pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë që ka zaptuar hapësirën publike, kërkon nga qeveria që ose ta ndërmarrë aksionin për të gjithë ose ta lërë fare.

Reagimi i Braçes vjen pasi ky parkim ende nuk ka liruar hapësirën e zaptuar, ndryshe nga shumë biznese të tjera në Tiranë.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë është deri tani është selektiv, siç është denoncuar nga qytetarët dhe opozita.

Vetë Rama i cili ka qënë vetë në krye të këtij aksioni ka publikuar foto nga zona e 21-shit në kryeqytet e cila shkruan se tashmë nuk është më “Tok e xanun” por i është rikthyer qytetarëve.

Rama njofton se 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të indentifikuar zaptimin e këtyre hapësirave kryesisht nga bizneset me karrige, tavvolina e çadra.

erion braçe “tokë e xanun”

Lini një Përgjigje