Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dhënë një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij për shërbim prove. Salianji po respekton vendimin pas lirimit me kusht nga Gjykata e Fierit, ku u dënua me 1 vit burg dhe vuajti 9 muaj.
Salianji deklaroi se është në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, me synimin për të vijuar më tej në Gjykatën Kushtetuese. Në rast se nuk gjen zgjidhje as atje, ai paralajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Lidhur me detyrimin për t’u paraqitur në Shërbimin e Provës, ai sqaroi se do të bëjë një tjetër paraqitje brenda këtij muaji, në zbatim të kushteve të vendosura nga gjykata.
"Jemi në kushtet e një regjimi, ku dënimi im politik dhe çdo ditë qëndrimi në burg konfirmon që për interesa politike dhe për çdo interes tjetër që bie ndesh me ato të vullnetit personal të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me çdo formë, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentet ekstra politike për të krijuar klimë terrori.
Do të jem përsëri edhe një herë tjetër brenda këtij muaji, pastaj në vijim ndërtohet një program për shërbimin e provës. Përderisa është krijuar ky institucion dhe ndeke zbatimin vendimit të Gjykatës, jam në respekt të vendimit.
Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse nuk do ketë aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut", u shpreh Salianji.
Lini një Përgjigje