
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive në Durrës për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit Shqipëria 2030 në BE.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te ndërtimet pa leje, ndërsa i është kundërpërgjigjur edhe prokurores Elsa Gjeli, e cila i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku shpreh shqetësimin për situatën e krijuar dhe kërkon një reagim institucional.
Kryeministri tha se prokurorja Gjeli nuk ka nisur hetimet për Thethin, por sipas tij ajo ka bërë një ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje.
"Ajo që ka ndodhur në Theth gjatë periudhës së zgjedhjeve ose le të themi në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve ka pasur një bum ndërtimesh pa leje si rezultat edhe i përgatitjes së sezonit turistik. Jo një por 40 denoncime janë bërë nga policia e shteti për këto ndërtime.
Struktura e policisë ka denoncuar ndërtimet pa leje në prokurori dhe siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare, ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli, ka vendosur mos fillimin e hetimeve.
Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë një ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje. Kjo është vepër penale. Ndërkohë që ndërtimi pa leje në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër penale edhe më e rendë. Nga ana tjetër IKMT ka filluar të veprojë, por duhet thënë që qoftë ne Theth ose Vlorë, ose territore të tjera, IKMT”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje