
Këshilli i Ministrave ka emëruar këtë të enjte Anisa Rusetin në detyrën e zv.ministres së Brendshme. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.
Anisa Ruseti vjen në këtë post pas eksperiencës së saj në pushtetin vendor, ku ka mbajtur funksionin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës. Më herët, ajo ka drejtuar edhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit në kryeqytet.
Sa i përket formimit akademik, Ruseti ka përfunduar studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, ndërsa më pas ka ndjekur studimet master në Bolonjë në fushën e politikave sociale.
Lini një Përgjigje