TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2026, 14:13

Reforma Territoriale, Demo: Përgjegjëse është mazhoranca, të përfshihen të gjitha palët

Shkruar nga Pamfleti
Reforma Territoriale, Demo: Përgjegjëse është mazhoranca,
Ervin Demo

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri një bilanc të punës së deritanishme, duke theksuar progresin në disa prej nismave kryesore.

Ai u ndal te Paketa e Maleve, për të cilën tha se po ecën me ritme të shpejta dhe në disa bashki është gati të vijojë me procedurat për trajtimin e kërkesave.

I pyetur për Reformën Territoriale, Demo theksoi se mazhoranca ka përgjegjësinë për të çuar përpara procesin dhe për të ofruar zgjidhje konkrete.

“Komisioni i posaçëm është mbledhur edhe gjatë kësaj jave, në javën tjetër do të nisin edhe takimet dhe të ftuarit e parë në komision, mes të cilëve do të jem dhe unë. Komisioni e ka gjithë kohën përpara për të bërë punën", u shpreh ai.

Ai shtoi se pret që procesi të avancojë me argumente të mjaftueshme nga të gjitha palët.

“Besoj që mazhoranca ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhje dhe për të çuar përpara reformat. Por jemi si mazhorancë shumë të hapur që të jetë një reformë që përfshin të gjitha palët”, deklaroi Demo.

ervin demo ministri paketa e maleve

1 Komente

  1. T
    TRASHEGIMTARET E MERMERIT TE MALIT TE GOSTENCKES.S

    TRASHEGIMTARET E MERMERIT TE MALIT TE GOSTENCKES.S pyesin zoti ERVIN DEMO - KU SHKOJNE 20 MILION EURO CDO VITE NGA MALI I GOSTENCKES , MERMERI KU SHITET??? KUSH E DERGON NE GREQI???? PERSE DENONCOHEN DHE KERKOHET TE DENOHEN PA PROVA NEPER GJYKATA????? ERVIN DEMO- CFARE PO BEHET ME GUROREN NE MALIN E GOSTENCKES????? KU SHKOJNE 20 MILION EURO CDO VITE. KUSH I MERR PARAT NGA ANESTI TOPI??????

    Lini një Përgjigje