TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2026, 11:47

PD i mbyll derën Salianjit, përjashtohet nga gara për kryetar

Shkruar nga Pamfleti
PD i mbyll derën Salianjit, përjashtohet nga gara për kryetar
Ervin Salianji

Partia Demokratike ka përjashtuar përfundimisht Ervin Salianjin nga gara për kryetar, duke mos i dhënë mundësinë të kandidojë në zgjedhjet e 23 majit përballë Sali Berishës.

Sipas qëndrimit zyrtar të selisë blu, Salianji nuk rezulton më pjesë e anëtarësisë së partisë, çka e bën të pamundur kandidimin e tij.

“Salianji nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar i PD”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të përgjithshëm të partisë për "Report Tv".

Një ditë më parë, vetë Salianji nuk e kishte përjashtuar mundësinë për të hyrë në garë, por rifreskimi i listave të anëtarësisë e ka lënë atë jashtë strukturave të PD-së.

Ai konsiderohej një ndër figurat kryesore që mund të sfidonte Berishën, me të cilin kishte pasur përplasje politike, përfshirë organizimin e takimeve paralele me demokratët.

Përjashtimi i Salianjit lidhet me kriteret e reja të miratuara nga partia gjatë procesit të rifreskimit të anëtarësisë, ku përjashtohen ata që kanë vepruar kundër interesave të PD-së ose kanë mbajtur qëndrime në kundërshtim me vijën politike të saj.

“Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që, me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror”, thuhet në udhëzim e shpërndarë nga PD.

2 Komente

  1. v
    vk

    Po ku te le Baca prej Malsie!!!! PD eshte parti familjare!

    1. K
      Kiu

      Prandaj PD nuk fiton dhe nuk ka per te fituar me

      Lini një Përgjigje