TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2026, 10:10

PD revoltohet me Kryetarin e Kuvendit: E paprecedentë! Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni në Bundestag

Shkruar nga Pamfleti
PD revoltohet me Kryetarin e Kuvendit: E paprecedentë! Peleshi
PD revoltohet me Kryetarin e Kuvendit për mungesën në Bundestag

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike përnes një reagimi në publik ka sqaruar mungesën e opozitës në delegacionin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë në Bundestag.

PD akuzon Niko Peleshin për një akt të paprecedentë për një Kryetar Kuvendi, që hoqi qëllimisht dy emrat e përcaktuar nga opozita, që PD të përjashtohej nga përfaqësimi institucional.

Sipas grupit parlamentar demokrat, më 4 mars, vetë kreu i Kuvendit Peleshi u kishte dërguar një kërkesë për të caktuar dy deputetë në këtë delegacion.

Nga ana e kryetarit të grupit parlamentar Gazment Bardhi, u caktuan Tomorr Alizoti (nënkryetar i grupit parlamentar dhe njëherazi nënkryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri – Gjermani) si dhe Klevis Balliu (Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe njëherazi anëtar i Grupit të Miqësisë Shqipëri – Gjermani).

“Emrat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike u hoqën qëllimisht për ta përjashtuar PD nga përfaqësimi institucional. Fatkeqësisht, ky vendim tregon sa vite dritë larg standardeve demokratike të Bundestagut gjerman është sot drejtimi i maxhorancës parlamentare.", thuhet në reagim.

Grupi Parlamentar i PD-së e cilëson këtë vendim si një shenjë larg standardeve demokratike të Bundestagut gjerman dhe thekson se trajtimi i opozitës “si armik” nuk zhbën problemet e lidhjeve të maxhorancës me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

 

peleshi përjashtoi opozitën delegacioni në bundestag

Lini një Përgjigje