TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2026, 21:45

Protestat e opozitës, Maliqi i pakënaqur: Duhet revoltë dhe marshim drejt Surrelit

Shkruar nga Pamfleti

Protestat e opozitës, Maliqi i pakënaqur: Duhet revoltë dhe

Ish-deputeti, Lefter Maliqi thekson se aksioni opozitar kërkon një qasje të re, më agresive dhe të përshkallëzuar, duke kaluar nga protestat simbolike në një revoltë të mirëfilltë popullore.

I ftuar në emsionin ‘Të Pashoq’, në kanalin në ‘Youtube’ të ‘Pamfletit’, Maliqi tha se strategjia aktuale është e pamjaftueshme për të rrëzuar regjimin e Ramës. Ai shkon deri aty sa sugjeron një marshim drejt Surrelit, ku ndodhet banesa e Kryeministrit, madje nuk përjashton ngritjen e një çadre aty pranë.

Pjesë nga intervista:

-Fole pak më herët për xhelozi dhe mungesë meritokracie në radhët e opozitarëve e të tjera e të tjera. Ëh, sikurse të kam dëgjuar edhe retorika jote dihet tashmë për kritika edhe në raport me strategjinë që po përdor opozita përmes këtyre lloj protestave që po bën për të rrëzuar regjimin e Ramës. Ti je me një qasje më, më direkte, më agresive për kundër pushtetit pra, për t'u qasur. Çfarë rezervash, kritikash ke ndaj opozitës dhe gjithçka kjo e fundit po bën tani me këtë linjë protestash që ka përshkallëzuar deri diku? Për shembull protestat që po bën opozita, në të cilët ti merr pjesë.

Lefter Maliqi: Tani, opozita, opozita e bashkuar...

-Të kënaqin?

Lefter Maliqi: Në protestat e fundit, pra në fillimisht para dy protestave, jo këto të parlamentit, me një fjalë unë kam dalë në studio dhe kam thënë hiqni dorën nga fjalimet, hiqni dorën nga dritat. Me një fjalë se i lodhët njerëzit dhe me radhë. Tani ka ardhur koha që...

- Pra ti je për përshkallëzim?

Lefter Maliqi: Jemi për... Po unë jam për përshkallëzim. Dy protestat e fundit, siç qe dhe ajo te Vila 31 e me radhë, me një fjalë që për mua janë për më shumë, duhet më shumë revoltë, më shumë...

- Dhe ku do të arrinim me anë të përshkallëzimit që pretendon ti?

Lefter Maliqi: Po ta them unë. Po ta them unë. Me një fjalë, unë pres në data 22 të jetë edhe revoltë edhe më e madhe, sepse dhe vendimmarrje më të mëdhaja, në mënyrë që protestat të jenë më të qëndrueshme. Unë kam qenë nga ata që kam thënë që të marrim marshimin edhe në Surrel, edhe atje se ka livadh atje dhe mund të rrimë atje ne, marrim dhe bukë me djathë e me ullinj e domate dhe rrimë atje, e me radhë.

- Pra të ngrini një çadër atje.

Lefter Maliqi: Rrimë edhe në shesh atje se tani është pranverë. Nuk është më problem.

portesta maliqi surrel

Lini një Përgjigje