TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2026, 18:16

“I pashkollë, mos t’ua shoh fytyrën”, Maliqi sherr me Ngjelën: O i dështuar, ik fli gjumë, numëro tespiet

Shkruar nga Pamfleti
“I pashkollë, mos t’ua shoh fytyrën”, Maliqi sherr
Ngjela e Maliqi

Lefter Maliqi dhe Spartak Ngjela u përfshinë në një debat të ashpër, ku nuk kursyen edhe fyerjet mes njëri-tjetrit.

Nga ‘Studio Live’ në Report TV, u përplasën lidhur me qëndrimet e tyre në raport me opozitën. Sherri nisi nga avokat Ngjela që u revoltua kur u njoftua se përballë tij në emision ishte Lefter Maliqi, ish-deputet.

““Kush është ky ore? Kush është ky?”, pyeti Ngjela, duke acaruar Maliqin, i cili iu drejtua avokatit “ik fli gjumë, ik”.

Debati

Ngjela: PD është në krizë zotëri, nuk fiton dot gjë. Kush është kriza e PD-së? Saliu. Si mund të fitojë një njeri që është non grata në Amerikë? Po ne pa Amerikën vdesim ore. Si më bëni këto pyetje, bashkë e kemi mbyllur diskutimin. Kush është ky ore ejj? Ika unë.

Maliqi: O Ngjela ik fli gjumë se me ditë je. Kur SPAK bëri kërkesë për heqjen e imunitetit të Berishës, pse nuk reagoi Rilindja? Kthe përgjigje. Meqë po merresh me Metën dhe me të tjerët. Përsa i përket Berishës, ti e ke personale me të. Mos m’u hidh mua ande-këtej. Ti pensionist, merr ato tespiet dhe numëroi. Mos më thuaj mua kush je ti dhe kush jam unë.

Ngjela: Ti je i pashkollë

Maliqi: Ti avokat i dështuar je, më thuaj mua një proces gjyqësor që ke fituar. Hajde në studio dhe debatojmë. Mos më trego mua përralla me mbret

Ngjela: Zotëri do flasim bashkë ne apo të iki unë?

Maliqi: Boll ore ik fli gjumë atje. Merr një arkivol atje dhe ik se për atë punë je. Je në arkivol politik. Nuk gjykon dot as Metën dhe as Berishën. Ti je një plak i rrjedhur dhe avokat i dështuar. Unë jam Lefter Maliqi, kryetar komune që kam dalë kundër të majtës dhe të djathtës. Kush je ti?

Ngjela: Ministër Drejtësia kam qenë

Maliqi: Nëse ti je me Ramën, merr edhe një fotografi të Ramës dhe hajde këtu

Ngjela: Ore ti i stacionit, dëgjo këtu. Nëse ju ka dhënë Saliu këta që t’i merrni, unë nuk ju vij më në emision. Nxirre jashtë atë se iki unë.

Maliqi: Ik bëj vizitë nga sytë se nuk shikon mirë. Ngele nëpër media llak llak, Ilir Meta, Sali Berisha...

Ngjela: Prandaj e keni marrë këtë ju ore? Prishim marrëdhëniet bashkë për këta injorant. Mos t’ua shoh fytyrën më...

maliqi ngjela sherri

1 Komente

  1. A
    Arben

    Nuk eshte normale te vendosesh ne debat politik S.Ngjelen me L.Maliqin.Lefteri mund te jete nje ushtarak dhe boksier I mire, por nuk ka nivel intelektual dhe kapacitat debati politik aq me teper me Spartak Ngjelen. Spartaku eshte ne nivelin me te larte i intelektual qofte ne jurispondence,ekonomi,politike, pervoje jete i rrahur me te gjithe specifikat duke filluar me komunizmin te cilin edhe pse babai i tij dhe ai jane rritur ne bllok, me pas gati sa nuk kapen ferrin dhe fati deshi te ringrihej. Dhe vlera e tij qendron tek ajo cfar dha dhe perfaqesoi pas viteve 90. Eshte i vetmi pjesetar i ish nomeklatutes dhe I persekutuar qe perballet me dinjitet me kedo ne ditet e sotme,ka bagazh te larte mendimi, kritik ndaj çdo te keqe dhe fenomeni negativ ne dem te shoqerise shqiptare. Pothuajse te gjithe te tjeret jane amonim ose kane ikur, ose po mashtrojne e vjedhin, ose jane parazite e nuk po bejne asgje per kete vend,kontributi i tyre zero.

    Lini një Përgjigje