TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2026, 16:24

“PS dhe PD pa zgjedhje reale”, Salianji: Rama dhe Berisha kontrollojnë gjithçka

Shkruar nga Pamfleti
“PS dhe PD pa zgjedhje reale”, Salianji: Rama dhe Berisha
Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me intelektualë në Tiranë, ku u ndal te zhvillimet politike në vend dhe funksionimi i demokracisë.

Në fjalën e tij, ai theksoi se respektimi i rregullave nga partitë politike është thelbësor për një sistem demokratik funksional.

“Pa parti që u nënshtrohen rregullave nuk kemi më demokraci. Sot nuk hiqet as dorëheqja si akt sublim. Politika duket sikur ka qëllim jo pjesëmarrjen e intelektualëve dhe qytetarëve, por dekurajim për të mos marrë pjesë në procese. Duket sikur debati real mbi ekonominë ose administratën publike nuk ekziston”, u shpreh Salianji.

Ai shtoi se klima politike aktuale po e bën të pazakontë reagimin qytetar, ndërsa debati publik po zbehet.

Salianji ngriti shqetësimin edhe për mungesën e zgjedhjeve reale, si brenda partive ashtu edhe në nivel kombëtar.

“Mungesë zgjedhjesh reale si në PS, si në PD… pasi kemi një sistem ku zgjedhin më shumë krerët e partive", deklaroi ai.

Në vijim, ai u ndal edhe te roli i SPAK, duke e vlerësuar si një faktor që ka ndikuar në ndryshimin e klimës politike në vend.

“SPAK hapi rrugën për një pjesëmarrje të re politike duke goditur rëndë korrupsionin… Por është në një sulm të vazhdueshëm nga të gjitha palët politike. Duhet t’i jepet ajo që i takon", përfundoi Salianji.

salianji partia demokratike spak takim

Lini një Përgjigje