Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me furnizuesit e naftës, me synim përballimin e përbashkët të ndikimit të krizës globale dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Gjatë fjalës së tij, Rama bëri të ditur se qeveria nuk e sheh të nevojshme ngritjen e një bordi për monitorimin e çmimeve të karburanteve, duke theksuar rëndësinë e dialogut me operatorët e tregut.
Ai u kërkoi furnizuesve të ruajnë ekuilibrin dhe të mos e transferojnë të gjithë barrën e krizës tek qytetarët, duke sugjeruar që të pranojnë një marzh më të ulët fitimi.
"Dua ta mbyll duke ju kërkuar që të ruani këtë ekuilibër. Ne nuk kemi parë të arsyeshme, edhe duke u nisur nga komunikimet e mëparshme me ju që të hedhim hapin dhe të kalojmë në bord. Nëse dialogu funksionin si më parë, ne qëllimin nuk e kemi t’ju shtrëngojmë juve, por të merremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme s’mund të interpretohet e gjitha në supet e konsumatorëve. Kjo do të thotë marzh më të ulët fitimi për ju. Më mirë marzhin me fitim më të ulët se bordin në kurriz.", tha Rama.
Lini një Përgjigje