Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të japë sot vendimin nëse dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe të pandehurve të tjerë, do të kalojë apo jo për gjykim.
Pak më herët, ka mbërritur në GJKKO avokati i Metës, Kujtim Cakrani.
“E kemi pritur këtë ditën sot, kemi 7 muaj.”, tha ai, duke u shprehur me bindje se sot do të ketë më në fund një vendimmarrje.
Cakrani kujtoi bastin që ka vënë me ta se brenda këtij muaj, ish-presidenti Meta do të lirohet nga qelia.
“Mua më dalin bastet, do ta shikoni. Këtu do të jemi. Dakord?!”, deklaroi Cakrani.
Sjellim ndërmend se javën e kaluar, gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli shqyrtimin e dosjes.
Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, ato të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.
Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim
SPAK thotë se hetimet për Metën dhe Kryemadhin kanë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik.
Qe ketyre plehrave te plehrave u duhet shtypur koka eshte fakt. Por pasi ta mbash tjetrin per nje kohe te gjate ne burg e te vdosesh do gjykohet per krime ose jo eshte nje baterdi e drejtesise vulgare. Ore njerez ta pahapur syte, kur vinte Monika ne fillimet e saj ne Londer bente shopping ne firmen me te ulet ne bote Primark qe te vishej vete e sorrollopin e saj. Krahasimi, nje polo shirt Primark 5 Pounds e nje polo shirt ne Burberry 300 Pound. Pastaj blene prona e lokale me ushtaret e tyre ne Londer qe i manipulojne edhe sot, qe jane me te ndyre e te shitur se Metat, Berishat, Ramat e co. Kush rri ne tribune e sheh me mosperfillje popullin poshte vehtes por, te mos harroje qe populli poshte i sheh picken e gruas qe nuk ka veshur breke, kjo eshte klasike. Mbani mend se sa pislleqe do u nxjerrin njerezia ketyre lapurakeve por nuk ndihen se kane frike qe pa u groposur mund ta shtypin popullin perseri.