TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2026, 21:55

Gara për kreun e PD, një tjetër emër sfidon Sali Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e PD, një tjetër emër sfidon Sali

Një tjetër emër ka shfaqur ambicie për kreun e Partisë Demokratike.

Gara për drejtimin e PD-së po zgjerohet, ndërsa një tjetër kandidate i shtohet listës së sfidantëve të Sali Berishës për zgjedhjet e 23 majit.

Deri më tani, janë të paktën tre emra që pritet të garojnë për postin e kryetarit të PD-së. E fundit që ka konfirmuar publikisht kandidaturën është Alesia Balliu, aktiviste dhe anëtare e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për "Report Tv", Balliu bëri të ditur se do të hyjë në garë dhe se në ditët në vijim do të paraqesë platformën e saj.

“Ditët në vijim do të jap një platformë dhe do të dorëzoj dokumentet. Kam qenë në krye të forumit rinor, kam qenë drejtuese për rininë në gjithë qarkun e Elbasanit, kam dhënë dorëheqjen nga postet drejtuese në PD, por jam anëtare. Nuk di të jetë marrë ndonjë vendim për përjashtimin tim nga PD” u shpreh ajo.

Balliu theksoi eksperiencën e saj në strukturat e partisë dhe u shfaq kritike ndaj lidershipit aktual.

“Koha e Sali Berishës ka përfunduar… nuk mendoj që një person 81 vjeç mund të ecë me ritmin e kohës dhe padyshim nuk e shoh të arsyeshme. Mosha biologjike nuk e lejon Berishën ta bëjë PD një parti fituese. Nga ana tjetër jam një vajzë e re, e pakorruptuar dhe kam qenë një zë kritik", deklaroi ajo, duke shtuar se PD ka nevojë për rinovim dhe figura të reja.

Ajo e konsideroi veten si një alternativë të pakorruptuar dhe në linjë me kërkesat e demokratëve.

"Jam një vajzë e re, e pakorruptuar, kam avantazh padiskutim atë çka do populli dhe demokratët për momentin, që është rinovimi dhe figurat e reja në PD. Këto figura nuk mund të garojnë për herë të pestë dhe të thonë që po bëjmë ndryshimin e madh”, u shpreh Balliu.

Ndërkohë, burime pranë ish-deputetit Ervin Salianji bëjnë me dije se edhe ai pritet të jetë pjesë e garës për drejtimin e Partisë Demokratike.

Gjithashtu, kandidaturën e saj e ka shpallur edhe aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, duke e bërë garën për kreun e PD-së më të hapur dhe konkurruese.

alesia balliu partia demokratike pd berisha

2 Komente

  1. B
    Beni

    Balliut I takon si decorate e kohes se sotme jo pseudo demokraci e vjetruar qe mundane Arnold sali ram berisha 82 vejec dhe do bjeri dictate te re

    1. T
      Thana.

      Menjanimi i Sali Berishes nga posti i kryetarit te PD eshte nevoje urgjente. Uroj qe anetaret e PD te votojne ne liri te plote dhe t'ia japin voten njerit nga tri kandidatet e rinj, Balliu, Saljani e Kokalari.

      Lini një Përgjigje