
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Europian për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap të drejtë dhe të rëndësishëm.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha përshëndeti vendimin e BE-së dhe e konsideroi atë një arritje për Kosovën.
“Një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën. Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksionet për Kosovën”, u shpreh ai.
Berisha theksoi se Partia Demokratike mbështet këtë vendim, duke e cilësuar si një moment pozitiv për vendin.
“Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme”, shtoi ai.
Në reagimin e tij, kreu i PD-së hoshi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke e cilësuar vendimin si një goditje ndaj tyre.
“Ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen Rama–Vuçiç dhe qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës”, deklaroi Berisha.
Vendimi i BE-së për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet në rajon dhe pritet të ndikojë në zhvillimet politike dhe diplomatike në Ballkan.
Lini një Përgjigje