TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2026, 17:26

Salianji akuza Berishës: Zhgënjeve demokratët, kreut të PD t'i hiqet mandati

Shkruar nga Pamfleti

Salianji akuza Berishës: Zhgënjeve demokratët, kreut të PD

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar lidershipin e Sali Berishës, duke renditur një sërë premtimesh që, sipas tij, nuk janë mbajtur.

Gjatë një deklarate publike, Salianji u shpreh se kreu i PD nuk ka arritur të bashkojë të gjitha flukset e opozitës, ndërsa në disa raste, sipas tij, kjo ka ardhur si mungesë vullneti.

“Kreu i PD nuk ka mundësinë të mbledhë të gjithë flukset e opozitës, në disa raste nuk do, në disa raste i ka zhgënjyer”, u shpreh ai.

Salianji theksoi se premtimet e bëra katër vite më parë nuk janë realizuar, duke përmendur zotimet për fitore në zgjedhje dhe përmirësim të funksionimit të partisë.

“Nëse para 4 viteve thua nuk do të mi vjedhë zgjedhjet Rama, që do ta bëj PD fituese… që deputetët do t’i zgjedhë anëtarësia dhe jo lidershipi… kur dikush jep fjalën duhet mbajtur”, deklaroi Salianji.

Salianji u ndal edhe te statuti i Partisë Demokratike, duke theksuar se sipas tij, rregullat nuk janë respektuar.

“Nëse PD nuk fiton zgjedhjet, kreut të PD i hiqet mandati dhe nuk ka të drejtë rikandidimi… është rregull i shkruar”, shtoi ai.

Deklaratat e tij vijnë në një moment debatesh të brendshme në Partinë Demokratike mbi drejtimin dhe organizimin e saj.

salianji partia demokratike berisha

Lini një Përgjigje