Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ndarë detaje nga vizita në Bundestagun gjerman, ku është pjesë e një serie takimesh me zyrtarë dhe përfaqësues politikë në Gjermani.
Në një lidhje direkte për "News 24", Balliu u ndal te çështjet që, sipas tij, po ndikojnë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
“Shprehëm punën që po bëjmë drejt integrimit në BE, që është e vetmja rrugë që PD njeh… shprehëm dhe shqetësimet tona për çështjet e korrupsionit dhe faktit që mund të bëjnë problem në rrugën tonë drejt integrimit”, deklaroi ai.
Balliu theksoi se pala gjermane është e informuar për zhvillimet në Shqipëri dhe se takimet do të vijojnë me një axhendë të ngjeshur.
“Gjermania është shumë mirë e informuar me gjithçka që ndodh në vendin tonë… kemi takime intensive dhe një agjendë goxha voluminoze", u shpreh deputeti.
Ai e cilësoi korrupsionin si pengesën kryesore për integrimin europian të vendit.
“Korrupsioni është një vrimë e zezë, një mur që bllokon rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nuk mund të bëjmë kurban integrimin për interesa financiare dhe ekonomike të Ramës”, tha Balliu.
Lini një Përgjigje