TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2026, 20:55

“Nafta 200 lekë, Rama bën show”, Bozdo: Qeveria nuk mori asnjë përgjegjësi

Shkruar nga Pamfleti

“Nafta 200 lekë, Rama bën show”, Bozdo: Qeveria nuk mori

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka reaguar ashpër ndaj takimit të kryeministrit Edi Rama me furnizuesit e naftës, duke e cilësuar atë si një veprim pa efekt konkret për uljen e çmimeve të karburantit.

Sipas tij, diskutimi me grosistët nuk prek thelbin e problemit, pasi çmimi i lartë i naftës lidhet drejtpërdrejt me politikat fiskale të qeverisë dhe jo me tregtarët.

“Një takim qesharak… Rama takoi ata që nuk duhet, u foli atyre që s’kanë lidhje dhe nuk pranoi asgjë nga përgjegjësitë e tij”, u shpreh Bozdo për "A2 CNN".

Ai theksoi se çmimi i karburantit në Shqipëri është dukshëm më i lartë se në vendet e rajonit, pavarësisht se këto të fundit nuk kanë dalje në det.

“Çmimi i një litri karburanti ka kapur 2 mijë lekë, kur Kosova dhe Maqedonia… paguajnë 30% më pak”, deklaroi ai.

Në analizën e tij, Bozdo e lidh drejtpërdrejt këtë diferencë me nivelin e taksave. “Qeveria Rama e takson naftën me 60%… kjo është arsyeja pse këtu kushton kaq shumë nafta", tha deputeti, duke shtuar se barra fiskale në Shqipëri është më e lartë se mesatarja e BE-së dhe vendeve të OECD.

Bozdo argumentoi se ndërhyrja e kryeministrit në treg është e pazakontë dhe nuk adreson problemin real.

“Është rast unik që Kryeministri bisedon me tregtarët për çështje çmimi", u shpreh ai, duke sugjeruar se nëse ka dyshime për tregun, duhet të angazhohet Autoriteti i Konkurrencës.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Bozdo lidhet me sigurinë energjetike të vendit.

“Shqipëria ka vetëm 30 ditë rezerva, nga 90 ditë që duhet të ketë… kush e mban përgjegjësinë për këtë fakt të rëndë?”, tha ai, duke e cilësuar këtë një rrezik për sigurinë kombëtare.

Sipas Bozdos, takimi i Ramës nuk ofron zgjidhje konkrete dhe mbetet një “shfaqje mediatike”, ndërsa qytetarët vijojnë të përballen me çmime të larta të karburantit.

eno bozdo deputeti pd

Lini një Përgjigje