TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2026, 22:11

“Salianji me nisma personale”, Boçi: Kriteret e kandidatëve për kryetar i përcakton statuti

Shkruar nga Pamfleti
“Salianji me nisma personale”, Boçi: Kriteret e
Luçiano Boçi

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, duke komentuar zhvillimet e pritshme në partinë më të madhe opozitare, e cila do të mbajë më 23 maj, procesin e zgjedhjes së kreut të kësaj force politike.

Boçi sqaroi se ndryshimet e propozuara në statut nuk lidhen drejtpërdrejt me zgjedhjen e kryetarit, por synojnë të përmirësojnë organizimin e partisë dhe funksionimin e saj në mënyrë kapilare.

“Statuti përcakton parimet bazë mbi të cilat ngrihet një forcë politike dhe parimet organizative të saj. Ndryshimet synojnë të forcojnë komunikimin me qytetarët, të sanksionojnë parimet e organizimit dhe të krijojnë format e duhura për menaxhimin e degëve dhe seksioneve”, tha Boçi.

Nga studio e Euroneës, Boçi tha se çdo kandidat në garën për kryetar ka të drejtën të prezantojë vizionin e tij, i cili do të vlerësohet nga anëtarët e partisë sipas kritereve të përcaktuara në statutin dhe rregulloren e brendshme.

Boçi komentoi edhe takimin e ish-deputetit Ervin Salianji me intelektualë ndërsa e cilësoi atë si një nismë personale që duhet vlerësuar për nxitjen e debatit publik dhe përfshirjen e pjesës intelektuale në diskutimet politike.

“Ky takim është iniciuar nga vetë Salianji, në bazë të iniciativës së tij. Këto tryeza duhen vlerësuar jo vetëm për Salianjin, por edhe për deputetë të tjerë që mund të zhvillojnë takime të tilla, të cilat i shërbejnë debatit politik, por jo vetëm atij,” u shpreh Boçi.

Ai theksoi se, ndonëse intelektualët konsiderohen si elitë e shoqërisë, sot vërehet një lloj konformizmi intelektual, pjesërisht për shkak të presioneve ose goditjeve që vijnë nga politikat qeveritare.

“Në thelb, tërheqja e pjesës intelektuale në këtë debat është objektiv i çdo partie. Pretendohet që intelektualët janë elita e shoqërisë, por sot ndeshemi me një lloj konformizmi intelektual, që vjen për shumë arsye, dhe një prej tyre janë goditjet që ata marrin nga politikat e qeverisë”, theksoi Boçi, duke shtuar se opozitarizimi intelektual nuk është ende faktor përcaktues në qëndrimet politike, por ai do të dëshironte që kjo të ndryshonte.

boci pd kryetari zgjedhje

1 Komente

  1. K
    Kiu

    Ky eshte humbes serial!

    Lini një Përgjigje