Ish-ministri i Brendshëm thotë se dosjet ndaj zyrtarëve dhe problemet në investimet publike nxjerrin në pah nevojën për një klasë të re politike
Dritan Demiraj komentoi zhvillimet politike në vend gjatë një lidhjeje me emisionin “Off the Record”. Ai e lidhi situatën aktuale me hetimet që po zhvillon SPAK ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë dhe me gjendjen e investimeve publike në vend.
Sipas Demirajt, veprimet e SPAK ndaj qeveritarëve të korruptuar përfaqësojnë vetëm një pjesë të problemeve që, sipas tij, karakterizojnë realitetin shqiptar. Ai tha se çështjet e hetuara deri tani nuk e pasqyrojnë të gjithë përmasën e problematikave që janë krijuar në qeverisje.
Ish-ministri u ndal edhe te mandati i katërt i kryeministrit Edi Rama. Ai tha se gjatë kësaj periudhe janë bërë të dukshme pasojat e investimeve publike, duke përmendur dëmtimin e infrastrukturës në pjesë të ndryshme të territorit të Shqipërisë.
Në të njëjtën linjë, Demiraj përmendi edhe dosjet e SPAK që, sipas tij, tregojnë përfshirje të kryetarëve të bashkive, deputetëve dhe lidhje me krimin e organizuar, si edhe korrupsion në ministri të ndryshme. Ai e paraqiti këtë situatë si tregues të nevojës për ndryshim në përfaqësimin politik.
Demiraj tha se vendi ka nevojë për një klasë të re politike. Ai u shpreh se përplasja mes forcave të reja politike të ndikojë në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe të sjellë drejtues më të përgjegjshëm në të ardhmen.
Me te pergjegjshem por prape hajdute e kelysh kurvash thua ti