
Për ish-deputetin, Lefter Maliqi gara për Kreun e ri të Policisë së Shtetit është formale dhe thjeshtë një fasadë. Sipas tij, fituesi është tashmë i paracaktuar nga qarqet më të larta politike dhe grupe interesi të lidhura me to.
I ftuar në emsionin ‘Të Pashoq’, në kanalin në ‘Youtube’ të ‘Pamfletit’, Maliqi tha se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë përcaktohet nga krimi dhe bandat. Ai theksoi se Rama do të emërojë në atë pozicion, një person që miratohet nga grupet kriminale të cilat janë të lidhura me të.
Pjesë nga intervista:
-Unë do të doja të komentonim si një njeri që i njeh edhe nga brenda strukturat e Policisë së Shtetit, nga eksperienca. Gara që po zhvillohet për të pasuar Ilir Prodën si kryepolici i vendit. Janë disa kandidatura, procesi vijon. Ka disa të përfolur si fitues potencial. Si e sheh këtë këtë proces si fillim?
Lefter Maliqi: Është garë formale. Drejtues do të bëhet ai që do t'i thojë Troplini, apo Suel Çela, apo dhe Agasi në lëvizje Ramës. Keqardhje për trupën e Policisë së Shtetit, se vijnë nga i formacion edhe nga ajo strukturë. Policët e thjeshtë janë njerëz të ndershëm, kurse drejtuesit e policisë janë të emëruar nga krimi, bandat, edhe e morëm në qafë këtë vend të pasigurtë. I vetmi drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit që unë nuk e kam njohur nga afër, por që e vlerësoj, me fjalë për korrektësinë në zbatimin e detyrës, ishte vetëm Gledis Nano, për të cilin unë kam thënë që në fillim që ky e ka të shkurtër, të shkurtër karrierën. Që kur vajti aty me ëh, me një muaj punë, dy muaj punë, thashë unë ky e ka shumë të shkurtër dhe mënyrën se si e kishte dhe komunikimin me mirësjellje me të gjitha, se dhe unë i kam çuar nja dy, nuk e njoh, mesazhe, por me mesazhe që i kthente me mirësjellje dhe ëh, në kuptimin ligjor. Edhe e pashë që Rama nuk do njerëz që zbatojnë ligjin, por do njerëz që i shërbejnë atij, pra nuk do. Unë dhe te burgjet kur isha zëvendësdrejtor, u ndërrua, u arrestua aty Arben Çuko, ishte drejtor i përgjithshëm i burgjeve dhe vjen Stefan Çipa, dhe i kam thënë Stefanit në zyrë. Mirë se erdhe, e njihja, që javën e dytë i kam thënë që kështu si punon ti, do rrish as pesë, gjashtë muaj. Jo, më tha mua. Pesë, gjashtë muaj dhe pesë, gjashtë muaj e hoqi për punë të mirë, sepse nuk i shërbente klaneve, klaneve të zotit Rama, të njerëzve që ëh, ndanin tendera dhe bënin abuzime në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, po ashtu siç në çdo drejtori të tjera. Unë kam qenë i vetmi që kam bërë dy interpelanca me ministren e Drejtësisë për ish-drejtuesin e përgjithshëm të burgjeve Agim Ismaili dhe sot është në hetim për, si grup i strukturuar për hakërimin e faqes së SPAK-ut. Është në në gjyq, ka kaluar proces gjyqësor. Pra, ky shtet pothuajse është i marrë peng. Këtu ka vetëm një emër, këtu ka një drejtor të përgjithshëm që është Rama, një ministër që është Rama, çdo gjë këtu është vetëm Rama. Dhe kjo është një keqardhje e madhe. Në qoftë se në kohën e Berishës kishte ministër rendi që e bënte siç duhet, ishte Olldashi, po e dinim që ishte Olldashi. E dinim që ishte ministër i Financave Ridvan Bode dhe kishte autoritetin e vet. Genc Ruli kishte autoritetin e vet. Pra, ishin disa ministra të cilët kishin, me fjalë, dinjitet e me radhë. Në rastin konkret, unë nuk i njoh ministrat, me thënë të drejtën. Çfarë janë këta? Ku di unë si e bëjnë karrierën këta.
-Pse Ministria e Brendshme është një vend ku nuk ka ministra shumë jetëgjatë?
Lefter Maliqi: Po sepse aty është bota e krimit, e cila është e lidhur me të parin. Në qoftë se nuk është e lidhur me të parin, atëherë do ketë jetëgjatësi, se ka pasur jetëgjatësi, për shembull po të them unë ty, Spartak Poçi, kur ka qenë ministër, ka qenë dy vjet e ca e me radhë. Neritan Ceka ka qenë dy vjet e ca. Olldashi ka qenë dy vjet e ca. Pra, kurse në kohën e zotit Rama nuk zgjasin më shumë se gjashtë muaj, një vit, një vit e gjysëm, ikin. E mori Sandër Lleshin, e trumpetoi, ushtarak e bile, Sandër Lleshi emëroi dhe drejtorët e burgjeve të gjitha. Të gjithë drejtorët e burgjeve, si këshilltar i kryeministrit i emëroi ëh, Sandër Lleshi, ja kam thënë në parlament. Edhe të gjithë drejtorët e burgjeve sa emëroi ky, i hoqi ky tjetri që është sot në në në në gjykatë. Pra të gjithë që ishin njerëz të përgatitur nga ana e disiplinës ushtarake dhe ligjeve. Kështu që këtu nuk ka. Drejtor i përgjithshëm do të bëhet kë do Rama, kë do i thonë këto konsulltimet me vëllanë e tij, Olsin, e me tjetrin, e me tjetrin edhe me këto lidhjet e bandave që janë sepse duhet t'i shërbejë atyre.
Lini një Përgjigje