Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me çmimin e naftës në vend, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe abuziv, ndërsa ka zgjedhur të ironizojë situatën përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në reagimin e tij, Braçe thekson se lëviz shpesh në këmbë në Tiranë, jo vetëm për arsye personale, por edhe për shkak të çmimit të lartë të karburantit.
Braçe u shpreh se po lëviz në këmbë jo se nuk i ka mundësitë për të përdorur makinën, por sepse çmimi i naftës është i padrejtë dhe abuziv. Ai thekson më tej se tregu është i kapur dhe pa konkurrencë dhe sipas tij nuk dihet kush i merr ato para.
"Mirëmëngjes. Në këmbë, sepse më pëlqen, por edhe për shkak të çmimit të naftës. Kush më njeh, nuk habitet që më sheh duke ecur. Tirana është e arritshme edhe në këmbë. Lëviz në këmbë në TR5, shkoj në Selitë, ngjitem në Kodrën e Diellit, prej aty zbres në Kombinat, dal në Yzberisht, Mezez, Astir, shkoj në Laprakë, te Frigoriferi, 5 Maji, Shkolla e Bashkuar, Kinostudio, Brryli, Ali Dem, Depo e Ujit, Sauk. Në këmbë sheh atë që me makinë nuk e sheh. Mbi të gjitha, në këmbë takon njerëz, shumë njerëz, dëgjon. Nga ana tjetër, e kam të vështirë ta paguaj këtë çmim nafte. Jo se nuk i kam mundësitë, por sepse është i padrejtë dhe abuziv, në një treg të kapur, të përqendruar dhe pa konkurrencë. Edhe më e vështirë bëhet kur nuk dihet se kush i merr këto para, ndërkohë që disa fitojnë pa kontribuar këtu. Kështu që, më mirë në këmbë. Është edhe më e shëndetshme dhe ajri pastrohet", shprehet Braçe.
Hipokrit dhe genjeshtar! Ne e dijme qe TVSH e gazit vendoset juve ne 2015..Qe bete sikur i hoqet licencat e kazinove dhe pastaj i monopolizuat dhe ja dhate vetem oligarkeve, ne e dijme mire qe ti votove ligjin qe ju perjashton nga tatimet e makinave..