TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2026, 14:20

Nafta 214 lekë për litër, ministri i Infrastrukturës rrëzon propozimin e PD: Taksa nuk ulet

Shkruar nga Pamfleti
Nafta 214 lekë për litër, ministri i Infrastrukturës
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi pas mbledhjes së qeverisë, ka hedhur poshtë propozimin e PD për uljen e taksës së qarkullimit, në mënyrë që të zbritet çmimi i naftës.

I pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi i qeverisë lidhur me projektligjet e PD, ministri tha se çdo vend i BE e ka taksën e qarkullimit, ndërsa Shqipëria e ka te nafta dhe jo te automjetet.

“Taksa e qarkullimit për t’u ulur 45 lekë, nënkupton që të jetë 45 lekë. Nuk është aq lekë. Ne kemi ndjekur model tjetër. Taksa e qarkullimit është në BE, disa e segmentojnë te karburanti, disa te mjetet.

Ne e kemi gjykuar te karburanti, sepse paguan më shumë taksë ai që përdor më shumë automjetin. Ne jemi duke ndjekur me të gjitha grupet e interesit tregun e karburanteve, ka modele të ndryshme.

Ne kemi ndjekur modelin e vendosjes së një çmimi tavan, nuk kemi akoma vendimmarrje për Bordin e Transparencës. Siç u njoftua edhe dje, ky bord mund të krijohet me një vendim të Këshillit të Ministrave.”,u shpreh ministri.

Ndërkohë në takimin e zhvilluar me drejtues të kompanive të furnizimit të naftës, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur edhe propozimit të shoqatës së hidrokarbureve për heqjen e taksës së qarkullimit nga nafta për ta kaluar në një taksë fikse te mjetet.

“Një kërkesë që përsëritet, është të ulet taksa e qarkullimit. Taksa e qarkullimit e vendosur në strukturën e çmimit të karburantit. Për ata që e dëgjojnë këtë dhe nuk janë të informuar, nuk është problemi se ulet, po iku nga këtu, do shkojë diku tjetër, aty ku e kanë vendet që nuk e kanë në strukturën e çmimit. Nëse shkon diku tjetër, do shkojë tek përdoruesi i mjetit, në formën e taksës për mjetin.

Nuk besoj se ka përdorues mjeti që do preferonte se në vend që ta paguante në strukturën e çmimit për aq sa harxhon, të paguajë 4-fishin e asaj që paguan sot për makinën. Dhe sipas kategorive të makinave të paguajë në ndonjë rast edhe 10-fishin”, tha Rama.

ministri i infrastrukturës rrëzon propozimin e pd

1 Komente

  1. K
    Kar a kaçi

    Paguajm per pi@#in e motres tende

    Lini një Përgjigje