TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2026, 14:55

“Nuk përjashtohet asnjë skenar”, Zhupa paralajmëron tensione në protestën e 22 marsit?

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk përjashtohet asnjë skenar”, Zhupa paralajmëron

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka folur lidhur me protestat e opozitës, duke theksuar se përdorimi i mjeteve si molotovët apo mjetet piroteknike ka karakter simbolik dhe nuk synon dhunë reale.

Ajo deklaroi se veprimet e protestuesve nuk kanë pasur si qëllim cenimin e rendit demokratik apo rrezikimin e jetës së efektivëve të policisë.

“Format janë të gjitha të pranueshme sepse asgjë nuk ka qenë me qëllim prishjen e rendit demokratik. Asgjë nuk ka qenë me qëllim cenimin e jetës së policisë. Gjithçka ka qenë figurative”, u shpreh Zhupa për "Report Tv".

Ajo shtoi se objektivat e goditura gjatë protestave përfaqësojnë, sipas saj, simbole të korrupsionit.

“Edhe kur goditet me molotovë apo mjete piroteknike, goditet një godinë që është simbol i korrupsionit në Shqipëri siç është Kryeministria", deklaroi ajo.

Sa i përket protestës së 22 marsit, Zhupa nuk dha detaje për strategjinë, por theksoi se asnjë skenar nuk është përjashtuar.

“Nuk kemi përjashtuar asnjë skenar, por çdo gjë është në kohën e duhur", tha ajo, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestë.

deputetja pd ina zhupa proteste

Lini një Përgjigje