Kërkesa e Metës pritet të shqyrtohet nga e njëjta trupë gjykuese që do të trajtojë edhe akuzat në themel.
Kreu i PL, Ilir Meta i është drejtuar përsëri Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë. Lëvizja e tij vjen një ditë pasi gjykata vendosi të kalojë për gjykim çështjen penale ku përfshihen edhe Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Kërkesa e Metës pritet të shqyrtohet nga e njëjta trupë gjykuese që do të trajtojë edhe akuzat në themel.
Meta u arrestua në tetor të vitit 2024. Sipas hetimeve, ai dhe Monika Kryemadhi dyshohen se kanë përdorur funksionet publike ndër vite për të favorizuar subjekte private dhe për të përfituar shuma parash, të cilat nuk i kanë deklaruar pranë institucioneve përkatëse.
Çështja përfshin edhe dyshime për aktivitete financiare të lidhura me lobime jashtë vendit dhe transaksione pasurish.
Ndaj Monika Kryemadhit është vendosur masa “detyrim paraqitje”, për akuza që lidhen me pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. E njëjta masë është caktuar edhe për Ema Çokun, e dyshuar për pastrim parash.
Ndërkohë, Pirro Xhixhos i është lehtësuar masa nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”, në kuadër të hetimit për korrupsion pasiv.
Personat nën këtë masë duhet të paraqiten një herë në muaj pranë Policisë Gjyqësore.
Atje të kalbesh qen bir qeni malok Skrapëri. S’le gje pa vjedhur e grabitur e njeri pa vrare me buçen tende e pjellen tende si derrkuca. Njerezia dine shume por ndruhen se kane frike qe i zhdukni.