Kryeministri Edi Rama është pjesë e panelit të Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, i organizuar nga Presidentit Al Nahyan në Abu Dhabi.
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat në panel me kryeministrin e Malit të Zi, duke theksuar se “nëse BE do të dështojë, Brukseli i ri do të jetë Podgorica”.
“Në rast se larg qoftë BE do të dështojë, Brukseli i ri do të jetë Podgorica. Prandaj jemi kaq të ngushtë, për 500 mln njerëz Podgorica do të jetë kryeqyteti me Malin e Zi në qendër”, tha Rama.
Kryeministri foli edhe për reformat digjitale të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe rolin në rritje të Inteligjencës Artificiale në administratën publike.
“AI ne po e përdorim për të gjithë procesin e transferimit të legjislacionit të BE në korrupsion tonë ligjor, sepse që të hysh në BE duhet të zbatosh çdo ligj në të njëjtën mënyrë. Me AI ne po e bëjmë këtë gjë shumë shpejt, në mënyrë shumë të saktë. Kemi një ministre të Inteligjencës Artificiale, kemi një doktor Sulltan, por është grua. Ajo punon për shërbimit dhe po punon për transferimin e korpusit ligjor të BE dhe po punon për prokurimet publike me AI, për ti hequr njerëzit nga procesi dhe të bëhet nga AI”, tha kryeministri.
Lini një Përgjigje