TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Janar 2026, 12:05

Rama: Do t’i shesim energji Europës, do të bëjmë para bashkë me miqtë arabë

Shkruar nga Pamfleti
Rama: Do t’i shesim energji Europës, do të bëjmë para
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga Forumin Ekonomik në Abu Dhabi, foli për një sërë çështjesh  për vendin tonë, ku mes të cilave tha se përmes hidrocentraleve, synon të shesë energji të rinovueshme në shtetet e Bashkimit Europian.

Ai u shpreh se ka një projekt mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara dhe Italisë, që kushton mbi 1 miliard euro.

Sipas tij, me anë të këtij projekti, Tirana do i shesë Europës energji të gjelbër.

“Ne kemi 100% energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Ne varemi nga humori i Allahut. Kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, atëherë nuk kemi shi dhe duhet t’i drejtohemi importit. Vitet e fundit kemi investuar shumë në energji diellore dhe atë të erës”, tha Rama në fjalën e tij në panelin Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dabi.

“Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të vitit 2028 do të jemi plotësisht sovran. Nuk do të blejmë më energji nga jashtë. Ndërkohë kemi edhe një bashkëpunim strategjik. Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, të kemi një bashkëpunim trepalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri. Dr Sulltani, zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në 3 Giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër dhe sigurisht së bashku me miqtë tanë arabë të bëjmë para, për t’ia shitur pra Europës”, shtoi Rama.

Më tej, u pyet në lidhje me përfshirjen e Inteligjencës Artificiale, në çështje të qeverisjes.

Rama deklaroi se tashmë 95 përqind e shqiptarëve marrin shërbime online dhe se janë hequr shërbimet në zyra. Kreu i qeverisë përmendi edhe ministren Diella, duke thënë se Shqipëria tashmë ka një ministre, e cila vepron si asistente online.

“E kemi nisur këtë punë tashmë. Nuk ka më zyra në Shqipëri, nuk ka radhë dhe kohë të humbur, e merr shërbimin online, kudo që ti je. Ne po e përdorim AI-në edhe që ligjet tona, të jenë në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian. Për të gjitha vendet, kjo ka qenë një punë tepër e madhe, ndërsa ne me Inteligjencë Artificiale, e bëjmë shumë shpejt dhe saktë. Ne kemi edhe një ministre të Inteligjencës Artificiale, është asistente virtuale”, deklaroi Rama.

rama: do t’i shesim energji europës

Lini një Përgjigje