TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Janar 2026, 20:20

Arabët nderojnë me medalje Edi Ramën pas aferës me “Smart City”!

Shkruar nga Pamfleti
Arabët nderojnë me medalje Edi Ramën pas aferës me
Rama dekorohet në Arabi

Projekti për “Smart City” u firmos po nga Rama dhe Bin Zayed

Pas kontratës 140 milionë euro për projektin “Smart City”, duket se arabët i kanë shprehur mirënjohjen Edi Ramës.

Rama ishte sot në Abu Dhabi në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed”, ku mes shumë personalieve u dekorua dhe kryeministri shqiptar.

 “Thellësisht i prekur  prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i emirateve të bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed al Nayan.

Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”, shkruan Rama.

Edhe pse Rama e shet si respekt ndaj shqiptarëve, në fakt duket si mirënjohje për hapjen e derës që u ka bërë qeveria arabëve.

Pas portit të Durrësit, afera e radhës është projekti “Smart City”. I pagëzuar me emrin Smart City ky projekt përfshin 20 qytete dhe do të realizohet nga kompania arabe Presight dhe ka një kosto prej 110 mln euro. Marrëveshja u nënshkrua në shkurt në Tiranë në prani po të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan dhe kryeministrit Edi Rama.

Në dhjetor Kompania arabe Presight AI Ltd themeloi në Shqipëri degën, që do të zbatojë projektin kontrovers Smart City. Presight Al Ltd Albania Branch u regjistrua në Qendrën kombëtare të Biznesit tre javë më parë me objektivin e vetëm për të realizuar kontratën e majme, e cila ngarkon qytetarët shqiptarë me një barrë 140 milionë dollarë.

Kompania do të instalojë 2239 kamera ANPR, që bëjnë njohje automatike të targave si dhe 2602 kamera PTZ për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve. Paralelisht do të vendosen 3 816 kamera trupi për policinë, të cilat do të lidhen me një sistem të centralizuar për mbikëqyrje dhe reagim të shpejtë.

Arabët nderojnë me medalje Edi Ramën pas aferës me
Rama dhe Bin Zayed firmosin paktin për "Smart City"

Në mars të vitit të kaluar, qeveria shqiptare dërgoi për miratim në Parlament projektligjin për ratifikimin e një kredie prej 118 milionë dollarësh, që Shqipëria do të marrë nga Fondi i Abu Dhabit. Borxhi ka një afat shlyerje 15 vjet dhe interes 4 për qind në vit. Por paratë do të fluturojnë sërish në Abu Dhabi sepse me to do të paguhet kompania Presight për kontratën Smart City.

Në marrëveshjen e borxhit, qeveria ka listuar dhe komponentët e kostos. Plot 31 milionë dollarë do të paguhen për liçencat e software-ve të programeve që do të përdoren. Pajisjet hardëare dhe infrastruktura do të kushtojnë 62 milionë e 400 mijë dollarë.

Tetë milionë dollarë do të shkojnë për shërbime profesionale dhe pjesa e mbetur prej 17.1 milionë dollarësh është mirëmbajtja për katër vjet. Këto janë të gjitha pa TVSH. Nëse u shtohen dhe tatimi mbi vlerën e shtuar, kosto totale shkon 140 milionë dollarë.

Si për koicidencë marrëveshja u firmos nga Rama dhe Bin Zayed dhe ky i fundit i ka dhënë sot dekoratën. /Pamfleti

 

2 Komente

  1. L
    Legen

    Bravo. E bleve kete medaljen 140 milion euro nga leket e popullit tend

    1. T
      Tiranë

      Po SPAK "i pavarur", kur do ti jap Ramutit "mirmjohjen". Vazhdon Palloshi me Shqiperine si toke e huaj. Dhe per kete shpërblehet nga te huajt!

      Lini një Përgjigje