
Edi Rama, kryeministër dhe kryetar i PS-së, gjatë një takimi me të rinjtë dhe të rejat në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, nuk ka kursyer batutat me pjesëmarrësit.
Fillimisht Rama u ‘kap’ me një djalë, që e thirri në skenë, duke e pyetur sepse duhej që PS të merrte mandatin e 4 për të anëtarësuar vendin në BE. Duke qenë se i riu nuk iu përgjigj, Rama thirri edhe një vajzë, duke aluduar se i riu nuk e kishte mendjen pasi po ngacmonte një vajzë.
Pasi nuk morri përgjigje as nga vajza, thirri edhe shoqen e vajzës që e pyeti se çfarë i kishte thënë i riu vajzës.
“Nuk e di”, u shpreh ajo, ndërsa shoqja e saj tha se “nuk e mbante mend”.
I gjithë shoë i Ramës u pasua nga një batutë me Halit Valterin, kandidatin e listës së hapur të PS në Tiranë, të cilit iu drejtua: “O Halit ti i ke sjellë këto, ne mezi të edukuam ty, jo më këta”.
Lini një Përgjigje