TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2025, 16:34

Nuk ndalen telashet/ Pas skandalit me lobimin 6 mln dollarë, zëdhënësi i Berishës hyn në 'konflikt' me Grenell dhe djalin e Trump

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalen telashet/ Pas skandalit me lobimin 6 mln dollarë,

Donald Trump Jr dhe Grenell regojnë mbi një shkrim në portalin e Alfred Lelës....

Nuk kanë fund telashet e Partisë Demokratike. Pas skandalit me lobimin 6 mln dollarë, zëdhënësi i Sali Berishës ka shkaktuar përplasje me dy njerëz me peshë në SHBA, Richard Grenell dhe djalin e Donald Trump. E kemi fjalën për Alfred Lelën.

Ambasadori Richard Grenell, i cili nga Presidenti Donald Trump është caktuar si i dërguar për misionet speciale, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, lidhur me aludimet e bëra në portalin "Politiko", sipas të cilit Edi Rama ka dështuar me lobimet për t’u takuar me djalin e Presidentit amerikan, Donald Trump Jr.

Në një mesazh në rrjet, duke iu drejtuar Alfred Lelës që administron portalin, i cili mban edhe funksionin e Drejtorit të zyrës së shtypit të PD, Grenell përgenjështron aludimet se ai është “lobist i fshehur” i Edi Ramës.

Gjithçka duket se ka lidhje me vizitën e Donald Trump Jr në Beograd, takimi me Presidentin serb Vuçiç dhe aludimet se Edi Rama kishte bërë përpjekje për t’iu bashkuar takimit, duke shfrytëzuar lidhjet me Grenell.

Postimi i Grenell është ripostuar edhe nga djali i Presidentit Trump, çka duket se i jep një tjetër rëndësi reagimit.

Grenell i ka kërkuar Lelës që ta përgënjeshtrojë atë pasi nuk ka asnjë të vërtetë. 

I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër totale. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell. Pas këtij reagimi, portali e ka hequr shkrimin. 

Richard Grenell u afrua shumë me PD para se Trump të fitonte. Madje shpresat e Berishës ishin se ai do të bëhej Sekretar Shteti dhe do t’i hiqte “non gratën”. Në shumë dalje Berisha vetëm e lavdëronte. Vetë Grenell ka sulmuar Blinken për “non gratën” e Berishës. Reagimi i sotshëm është një goditje e fortë për PD. /Pamfleti

Nuk ndalen telashet/ Pas skandalit me lobimin 6 mln dollarë,

Nuk ndalen telashet/ Pas skandalit me lobimin 6 mln dollarë,

 

 

 

Lini një Përgjigje