TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2025, 16:53

Lobimi 6 mln USD, Rama nuk i ndahet Berishës: Ku i gjeti këneta milionat për të paguar “magjistarët” e SHBA?

Shkruar nga Pamfleti

Lobimi 6 mln USD, Rama nuk i ndahet Berishës: Ku i gjeti këneta

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me socialistët në Petrelë. Ai është ndalur dhe te lobimi i PD, ku ka ngritur pikëpyetje mbi burimin e tyre.

Po ashtu Rama ka vijuar me sulmet ndaj Berishës, pa akuzave të këtij të fundit se ishte ai me Soros që e shpallën “non grata”.

Dje shqiptarët kanë parë një kontratë të pabesueshme të kënetës, me një grup magjistarësh amerikanë. 6 milionë dollarë, janë deklaruar si pagesë nga ana e kënetës për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës. Është thënë që kjo është një kontratë që financohet nga një grup patriotësh. Kjo më kujton vjehrrët dhe baxhanakët dhe gjykatësit e korruptuar që nuk kishin si të justifikonin lloj lloj pasurish. Nuk qenka aq e thjeshtë saç u bë, nuk qenka aq e thjeshtë që këtu qenka një komplot ndaj një burri të ndershëm dhe u ngritën SHBA dhe e damkosën se unë me Sorosin bëmë një konspiracion dhe ky i shkreti viktimë e pafajshme. Dhe në momentin që ndryshoi administrata në SHBA gjithçka do pastrohej dhe ky buf do shfaqej si pëllumb i bardhë. Nuk e di çfarë duhet të bëjë njeriu në këto kushte, kush sheh që ka qenë edhe kryeministër. Sot është në procesin e rrëshqitjes së ledhit dhe përpiqet t’i tregojë njerëzve se ka ca magjistarë me vete se do bëjë magji dhe sot kishte futur në lojë edhe familjen e presidentit Trump”, tha ai.

Lini një Përgjigje