TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2025, 15:22

Pse nuk shkarkohet Balluku? Rama u përgjigjet kritikëve: ‘Miu’ i zhbalancimit të pushteteve do kthehej në ‘ujk’ kundër qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Pse nuk shkarkohet Balluku? Rama u përgjigjet kritikëve:

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur zërave që kërkojnë shkarkimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, pas pezullimit të saj nga GJKKO.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama tha se nuk e merr një vendim të tillë, sepse krijon një precedent të rrezikshëm për çdo qeveri të ardhshme.

Sipas tij, një masë sigurie nuk mund të përkthehet automatikisht në largim nga detyra. Ai paralajmëroi se nëse kjo ndodh sot, nesër çdo prokuror apo gjykatës mund të heqë kë të dojë nga kabineti qeveritar, pa asnjë vendim përfundimtar dhe pa dorëheqje.

"Heqja e ministrit nuk do e zgjidhte këtë problem, por do krijonte problem për të nesërmen, jo për mua, por për çdo qeveri. Miu i zhbalancimit të pushteteve që do kalonte në mustaqe me idenë se ministrat mund të hiqen pa gjyq, pa dorëheqje, pa vendim të kryeministrit, por mjafton një masë sigurie, do kthehej në ujk që do kafshonte qeveritë, do përbuzte Kuvendin, do përqeshte votën popullore. Ja pse kam shkuar në Kushtetuese dhe ja pse kjo betejë për të hequr të parin pezullim në botë të një ministri nuk ka asnjë lidhje me emrin e vetë ministrit”, tha Rama.

Rama theksoi se pezullimi i Ballukut ka bllokuar punë të rëndësishme të qeverisë, pasi askush tjetër nuk mund të firmosë në emër të ministrisë. Ai tha se ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur balancën e pushteteve dhe jo për të mbrojtur një emër të veçantë.

U bë sebep një mik për të bërë këtë komunikim, kur më shkruan e kuptoj shqetësimin tënd lidhur me precedentin e rrezikshëm që krijon pezullimi i ministrit se nesër bëhet rrugë dhe prokurorët e gjykatësit të heqin kë të duan nga qeveria, ajo linjë ajrore me Kandanë mu duk pak e tepërt. Mbase nuk është pak e tepërt, por shembuj që sjell i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ndryshe nga çdo funksionar publik që mund të pezullohet, ministri jo vetëm nuk firmos dot vetë asgjë por bën që askush tjetër të mos marrë vendim dhe të firmosë gjësendi ne emër të dikasterit. Kushtetua ia jep ministrit autoritet ekskluziv. Pezullimi është bllokim i zinxhirit të vendimmarrjes për sektorët që ministri mbulon.

Për gjërat janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kandanë për fluturimet ajrore, po mundohemi mos  e zgjidhim me ministrinë e jashtme. Ja ta zëmë se e zgjidhëm, po me 35 vendime të tjera të qeverisë si do ja bëjmë? Po me lejet e ndërtimit për investimet në infrastrukturë, godina publike, që kanë kaluar në KKT dhe nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar. Si do ja bëjmë? Këto janë punë të bllokuara që do shtohen çdo ditë, prandaj kam shkuar në Kushtetuese. Nuk ndërhyj në punë e gjykatësit në fjalë dhe as merrem me pse dhe si ata po merren me një doje për një anëtar kabineti. Unë flas për cenimin e balancës mes pushteteve, për ndërhyrjen brutale në përbërjen qeverisë, për marrjen e kompetencave. Flas se si prekja e gjithë këtyre bllokon punët në sektorin përkatës”, vijoi ai.

 

1 Komente

  1. p
    peco

    Ky reagim i kryeministrit si asnjehere tjeter, ne mbrojtje me pathos te Ballukut kur te gjithe e dine ca mostre eshte, tregon dhe njehere kalbjen e ketij pushteti. Kryeministri e di qe po mbron ate qe nuk mund te mbrohet, por me sa duket ka detyrim te madh. Do ta marr me vete ballukja.

    Lini një Përgjigje