TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2025, 13:41

‘Kujdes se pendohet Basha’, Shehaj i përgjigjet Ballës: Je i shumë i shqetësuar se dje nisi hetimi

Shkruar nga Pamfleti
‘Kujdes se pendohet Basha’, Shehaj i përgjigjet Ballës: Je
Agron Shehaj

Deputeti Agron Shehaj i është përgjigjur Taulant Ballës, i cili gjatë seancës në Kuvend i tha se duhet të ketë kujdes pasi nëse pendohet Lulzim Basha do tregojë se sa ka paguar për të blerë mandatin në 2017-ën.

Shehaj tha se Balla është i shqetësuar pasi Apeli i GJKKO-së ka prishur vendimin për një çështje që i takon Ballë, duke iu referuar vendimit për ish-kryeprokurorin Aurel Zarka te dosja Toyota Yaris.

“Balla bëri një shfaqje dhe mendoi se me një gjuhë të viteve ‘90 mendonte se do ja dilte. Pasi ofendoi, gjuhë bajate, e shpërndau në të gjitha mediat. Ishte në të gjitha mediat.

Balla shan Shehajn, thua se më ulën mua, Balla është shumë i shqetësuar se dje u mor vendimi për një çështje që i takon Ballës. Apeli vendosi se hetimet duhet të fillojnë nga fillimi se është organizatë kriminale. Se di ku e gjen kurajon Balla...”, tha Shehaj.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Ballai tha se duhet ta lajë gojën mirë përpara se t’ja përmendë emrin, duke e pyetur sesa para i ka dhënë Bashës, që të marrë mandatin e deputetit.

"E dëgjoj shpesh këtë deputetin. Kujton se është interesant dhe kur ia fut kot. Laje gojën. Bëje gargaren me ujë të kripur Vlore. Po u pendua Basha, do tregojë sa para i ke dhënë për të marrë mandatin.", tha Balla.

 

 

agron shehaj-balla

Lini një Përgjigje