
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ditën e sotme është shoqëruar me debate të forta, akuza, replika të ashpra, ironi dhe batuta që shkuan deri edhe në sulme personale.
Opozita akuzoi mazhorancën dhe qeverinë për skandalet e korrupsionit ku janë përfshirë deri në kupolën e ekzekutivit, teksa zv/kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur. Socialistët nga ana tjetër kanë akuzuar opozitën se jo vetëm shpif, por kërkon të prishë edhe seancën në Kuvend.
Deputeti demokrat Bledion Nallbani nuk ka kursyer kryeparlamentarin Niko Peleshi, duke e etiketuar atë si “batakçi dhe hajdut”.
Peleshi nuk ishte prezent në sallë, teksa nënkryetarja Klodiana Spahiu i tërhoqi vëmendjen për fjalorin fyes ndaj kreut të Kuvendit.
Duke iu referuar fjalës së kolegëve të mazhorancës dhe vetë Peleshit më herët ai tha:
“Nuk shkon kjo punë jemi në parlament jo në parashkollor. Një koleg i mazhorancës mori fjalën dhe na tha është turp që deputetë të flasin për çështje të rendit të ditës. Unë ju them që nuk është turp të flasë për hallet e qytetarëve, por është turp të ngresh kartonin për të vjedhur paratë e qytetarëve. Jemi votuar që të ngremë shqetësime e qytetarëve”.
Ai akuzoi edhe Peleshin si mashtrues dhe hajdut.
“Turp është të mbrosh hajdutët dhe ata që vjedhin paratë e qytetarëve dhe jo të ngresh shqetësimet e qytetarëve. Kjo nuk është turp të flasësh për qytetarët, turp është të ngresh kartonin për vjedhjen. Dhe një gjë të fundit meqenëse kryetari i Kuvendit më dha një Këshillë që të dal para pasqyrës, dola Niko, nuk pashë ndonjë djalë të bukur. Por po i them se pashë një hajdut, një batakçi e mashtrues si ti nuk e pashë”, tha ai.
Nallbati theksoi se në Kuvend është e rëndësishme të flitet për hallet e qytetarëve, pasi për atë janë votuar.
Nënkryetarja Spahiu e paralajmëroi dhe i tërhoqi vëmendjen.
“Zoti Nallbati, nuk është normale të flasësh këtu me këtë fjalor dhe të fyesh kryetarin e Kuvendit. Nuk të lejoj! Çfarë është kjo gjuhë tani?! Çfarë është gjithë ky mllef mo burrë në Parlament, si mund të flasësh kështu për kryetarin e Kuvendit? Ju tërheq vëmendjen për fjalorin që përdore”, tha Spahiu.
Replikat nisën nga debatet e mëhershme, ku Nallbati në fjalën e tij akuzoi deputetët e mazhorancës të qarkut të Korçës që kishin lënë pas dore banorët dhe zonat verilindore, duke përfshirë edhe kryeparlamentarin Peleshi.
Klodjana FALLCO KOMPLET. KORRIGJOJ FJALORIN.NUK MBAN QENDRIM PER SHOKET E VET HAJDUTET E PARAVE TE POPULLIT TE MJERE QE PO I RRJEPIN LEKURRN ME GJITHE MISHIN E TRUPIT . POSHTE QEVERIA DHE DEPUTETET E MAJTE TE KORRUPTUAR. NGRIHUNI O SHQIPTAR SE ESHTE RINGJALLUR ENVER HOXHA. KA DALE NGA VARRI