TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 19:39

PS mbyll fushatën elektorale në Durrës, Rama tregon përplasjet në parti: Patëm debate mbi qytetin ku do përfundonte maratona

Shkruar nga Pamfleti

PS mbyll fushatën elektorale në Durrës, Rama tregon

Partia Socialiste ka mbyllur fushatën elektorale në Durrës. Emiriana Sako është në vështirësi përballë Igli Carës dhe Rama u ndal në qytetin bregdetar për të kërkuar votën për të. Nga ana tjetër ai ka treguar se ka pasur dhe debate në PS, pasi jo të gjithë e kanë pranuar idenë e mbylljes së fushatës në Durrës, pasi normalisht duhet të jetë Tirana.

Në kujtesën time ku është takimi më i madh më i jashtëzakonshëm që kam pasur këtu. Patën edhe debate me drejtuesit e partisë kur u thashë se kjo maratonë fundin e saj do e ketë në Durrës. Dhe e merrni me mend se sa kanë kërkuar që të bëhet në vende të tjera, duke menduar se do ketë më shumë njerëz se në Durrës. Se të gjithë mendojnë se durrsakët nuk janë të takimeve të mëdha. Mirëpo jam i bindur se të gjithë ata që po ndjekin këtë takim, nuk po e besojnë dot që po ndodh në Durrës. Jam shumë mirënjohës për këtë gjë, është privilegj që jam deputet i Durrësit, por është privilegj të jem pjesë e historisë së PS-së këtu në Durrës”, u shpreh Rama.

rama durres

Lini një Përgjigje