TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 17:58

Deklarata skandaloze e kandidatit të PS në Mat: Është Rama, janë 10 mijë vende bosh dhe pastaj vjen populli

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata skandaloze e kandidatit të PS në Mat: Është Rama,

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj i cili garon për një tjetër mandat në këtë bashki bëri një deklaratë skandaloze ditën e sotme, gjatë një takimi elektoral të drejtuar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Malaj në tentativë për t’i thurur elozhe kryeministrit bëri një gafë të vërtet, pasi gjatë fjalës së tij tha se i pari për këtë vend është Edi Rama, pastaj janë 10 mijë vende bosh dhe pas tij vjen populli. Një deklaratë nënçmuese kjo drejtuar atyre që e votojnë dhe që ai mendohet se përfaqëson.  

Në fushat e tyre kanë spikatur. Por duhet të bëjmë dhe një analizë tjetër, kush është Edi Rama dhe Sali Berisha, kush është Edi Rama dhe Ilir Meta. Ka një diferencë shumë të madhe. Është Edi Rama, janë nja dhjetë mijë vende bosh, pastaj vjen populli, në fund fare janë ata”, u shpreh Malaj.

Ndërkohë pas kësaj deklarate shokuese, ka reaguar menjëherë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ftoi qytetarët që ta largojnë me votë “skllavin e Edi Ramës”, duke ju referuar kështu Malajt.   

Mësojani këtij skllavit të Edi Ramës dhe "Rilindjes", o matjanë patriotë dhe fisnikë,  këngën e Shahin Toçit që pranoi vdekjen, por jo betimin para flamurit të pushtuesit. Shahin Toçi një matjan gjeneralit na i ka thanë: Kjo Shqipni ka lindur burra që nuk njohin dy flamura." Përzini me votën tuaj të lirë këtë uzurpues që njeh vetëm flamurin e lekut dhe të "Rilindjes", shkruan Meta.

mat deklarat skandaloze

Lini një Përgjigje