TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 18:56

Luçiano Boçi mbyll fushatën: Nga kjo e dielë Bashkia e Elbasanit do të hapet për banorët e saj

Shkruar nga Pamfleti

Luçiano Boçi mbyll fushatën: Nga kjo e dielë Bashkia e

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka mbajtur ditën e sotme fjalimin përmbyllës të fushatës elektorale në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij në takim me qytetarët, Boçi u shpreh se prej kësaj të diele bashkia e Elbasanit do të hapet për banorët e saj, duke shtuar se do i japin fund ndotjes së qytetit. Më tej ai tha se 50 përqind e rrugëve janë të shkatërruara, ndërsa theksoi se me fitoren do të krijohen horizonte të reja për demokracinë.

“Bashkëbisedimi unë sapo ka filluar. Prej kësaj të diele bashkia do të hapet plotësisht për banorët e saj dhe ju do të jeni dëshmitarët e një realiteti të ri. Fitorja jonë krijon horizonte të reja për demokracinë. Unë dua të shpreh mirënjohjen për këtë bashkëbisedim të jashtëzakonshëm. Ju keni qenë të bindës, imponues dhe të vërtetë.

E vërteta ka qenë dhe mbetet prona më e çmuar e njerëzve të thjeshtë. Kjo qeveri ju ka zhvleftësuar pasurinë dhe trojet. Zemra e kësaj fushate për mua ka qenë dhe mbetet e vërteta juaj, nevoja juaj për ndryshim. Mijëra njerëz më folën për rrugët e pashtruara para shtëpive të tyre. Më shumë se 50% e rrugëve janë të shkatërruara. Ne do i japim fund ndotjes së Elbasanit. Ujëra e zeza mbulojnë lagjet dhe afër qendrës”, tha Boçi.

luciano boci fushate bashkia e elbasanit

Lini një Përgjigje