
Kreshnik Spahiu, duke komentuar fushatën për zgjedhjet e 11 majit, tha se ajo kryesosht po bëhet në rrjetet sociale dhe partitë nuk janë duke shpenzuar shumë para si në vitet e kaluara. Lidhur me fenomenin e shitblerjes së votave, Spahiu tha se votat i blen partia që mund humbas dhe jo partia që ka të sigurt fitoren në zgjedhje.
“Një arsye pse këtë vit është fushatë e dobët është se këta s’duan që të shpenzojnë para dhe po e bëjnë fushatën në rrjetet sociale, në video ku dalin dhe flasin dhe e gjitha kjo nuk ka qenë më parë.
Në rastet kur rezultati dihet, para nuk hedh ai që e ka fitoren në xhep, por hedh humbësi, por edhe ai në mënyrë të kufizuar. Para hedhin ata që janë në listë të hapur që se kanë të sigurt fitoren. Parlamenti do dominohet nga deputet që kanë qenë në lista të mbyllura”, tha ai.
Për Report TV, Spahiu u ndal edhe tek vota e emigrantëve, për të cilën tha se PS ka epërsi ndaj partive të tjera.
Ai tha se të njëjtët emigrantë marrin pjesë në çdo miting të partive të vjetra apo të reja.
“4 parti kanë epërsi për votën e diasporës, ato që kanë më aktive PD, PS ‘Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia’, pasi kanë punuar më shumë në diasporë. Në diasporë do të ketë probleme, sepse fleta e votimit i shkon një familje në një adresë dhe ata të gjithë do e plotësojnë bashkë.
Por unë kam parë në Milano në Breshia në disa qytete të tjera që janë një grup emigrantësh që marrin pjesë në çdo miting në partitë e reja ose të vjetra dhe kjo e bënë të paparashikueshme rezultatin.
Edhe shqiptarët janë bërë pak mjeshtra duke luajtur me 3 ose 4 porta. Por socialistët do kenë epërsi tek vota e emigrantëve sepse kanë punuar më shumë”, tha ai.
Lini një Përgjigje