TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2025, 18:18

‘Nuk angazhohemi në fushatë’, Tom Doshit i dezertojnë dy kandidatë për deputetë

Shkruar nga Pamfleti

‘Nuk angazhohemi në fushatë’, Tom Doshit i dezertojnë

Socialdemokratëve të Tom Doshit i dorëhiqen dy kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Bëhet fjalë për Leonard Trokthin dhe Edmond Stojanin, kandidatë të listës së hapur të PSD në Qarkun e Lezhës.

Ata kanë paraqitur dorëheqjet në KQZ, edhe pse duken të pavlera pasi emrat e tyre do të jenë në listat e kandidatëve.

Si Trokthi ashtu edhe Stojani në dorëheqjet e tyre e konsiderojnë të pamundur angazhimin në fushatën zgjedhore.

“Për shkak të pamundësisë aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore, paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi”, thuhet në tekstin e dorëheqjes së depozituar në KQZ.

Në total deri më tani janë dorëhequr 17 kandidatë për deputetë.

Lini një Përgjigje