TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2025, 14:44

Britania mbështet SPAK: Strategjia e Prokurorisë së Posaçme po redukton korrupsionin dhe krimin në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Britania mbështet SPAK: Strategjia e Prokurorisë së
Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe dy zv.drejtorët Adnand Xholi dhe Klodian Braho

Mbretëria e Bashkuar vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Nëpërmjet një deklarate, që vjen pak orë pasi kryeprokurori Altin Dumani prezantoi raportin vjetor të SPAK, ambasada britanike shkruan se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe përmes shërbimit Ndërkombëtare të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, kemi mbështetur SPAK për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

“Kjo strategji e komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara“, thuhet më tej.

Ditën e sotme, kreu i SPAK, Altin Dumani prezantoi arritjet e punës së institucionit që ai drejton, por edhe problemet me të cilat janë përballur prokurorët e Posaçëm gjatë vitit 2024.

Kreu i SPAK u shfaq krah një përfaqësuesi të ambasadës Amerikane në Tiranë dhe një prokurori të OPDAT, të cilët ishin të pranishëm teksa Dumani bëri bilancin e punës për institucionin që drejton, i ulur krah dy zv.drejtorëve Adnand Xholi dhe Klodian Braho.

Në nisje të prezantimit të raportit për vitin 2024, i depozituar edhe në Kuvend, Dumani ngriti shqetësimin për sulmet dhe presionin e adresuar në drejtim të SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik. Përpos kësaj, Dumani tha se “pavarësisht sfidave s'e kemi ndaluar punën duke shënuar arritje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Për të përballuar presionet, Dumani tha se si zgjidhje ka gjetur edhe futjen e tij vetë apo të grup prokurorëve në një çështje të caktuar, ndërsa nuk e fshehu mirënjohjen për reagimet e KLP.

britania mbështet spak

Lini një Përgjigje