TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2025, 12:11

PS cakton katër nënkryetarët në komisionet parlamentare që do drejtohen nga opozita, zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
PS cakton katër nënkryetarët në komisionet parlamentare
Mbledhja e Grupit parlamentar të PS

Partia Socialiste ka përcaktuar nënkryetarët e saj në komisionet parlamentare që pritet të drejtohen nga opozita gjatë kësaj legjislature.

Emrat e përzgjedhur janë figura të njohura të grupit parlamentar socialist, të cilët do të përfaqësojnë mazhorancën në strukturat drejtuese të komisioneve.

Eduard Shalsi – Nënkryetar i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Iris Luarasi – Nënkryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Evis Kushi – Nënkryetare e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportin

Erjon Malaj – Nënkryetar i Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Këto komisione pritet të kenë në krye përfaqësues të opozitës, në përputhje me parimin e balancimit të përfaqësimit në organet parlamentare.

 

grupi parlamentar i ps komisionet hetimore

Lini një Përgjigje