TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2025, 11:45

Rama ‘shpërblen’ ish-ministrat, tetë të besuarit e Bablokut për punët e Parlamentit

Shkruar nga Pamfleti

Rama ‘shpërblen’ ish-ministrat, tetë të besuarit e

Rikonfirmohet Damian Gjiknuri te reforma zgjedhore, ndërsa Fatmir Xhafaj merr drejtimin e Nismës Qytetare. Të gjithë emrat e propozuar nga PS si drejtues të Komisioneve Parlamentare…

Grupi Parlamentar socialist ka emëruar 8 përfaqësuesit e saj në Komisionet që do të funksionojnë në Kuvendin e Shqipërisë, përfshi edhe atë të Reformës Zgjedhore. Propozimet janë bërë nga Kryeministri Edi Rama, i cili duket se ka zgjedhur të “shpërblejë” ish-ministrat e tij duke i dhënë drejtimin e Komisioneve.

Madje drejtimin e një Komisioni ia ka besuar Blendi Klosit, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, sikundër ka rikonfirmuar besimin për Damian Gjiknurin e Fatmir Xhafajn, si drejtues të dy Komisioneve, i pari për reformën zgjedhore dhe tjetri për Nismat Qytetare.

Në legjislaturën e kaluar, Xhafaj mori përsipër të drejtonte Komisionin e Posaccëm anti-korrupsion, që ngriti shumë dyshime se qëllimi i ngritjes së tij ishte të godiste institucionet e reja të drejtësisë, veccanërisht SPAK. Por edhe në Parlamentin e ri, ish-ministrit të Brendshëm i është besuar sërish një Komision, duke mos u lënë jashtë ‘tavës’ së personazheve që mbajnë nga një ‘gradë’ përtej asaj si deputet.

Dhe po kështu një gradë e ka marrë edhe Igli Hasani që do të drejtojë komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme.

Në legjislaturën e kaluar ishin dy komisione, që me vendim të Ramës, u shkrinë në një, duke i hequr të drejtën opozitës të kishte të drejtën e drejtimit të atij që njihej si Komisioni parlamentar për Integrimin. Ky i fundit drejtohej nga Jorida Tabaku.

Anila Denaj, ish-ministre e Bujqësisë, gjithashtu është graduar nga Rama si kryetare e Komisionit për Burimet Natyrore, ndërsa Bledi Ccucci do të drejtojë Komisionin për Ccështjet e Brendshme, apo sicc njihej në legjislaturën e kaluar si Komisioni për Sigurinë.

1-    Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat – drejton mazhoranca Milva Ekonomi

 2-    Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – drejton mazhoranca Ulsi Manja

 3-    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- drejton mazhoranca Bledi Çuçi

4-    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm – Drejtohet nga mazhoranca Anila Denaj

5-    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – drejton mazhoranca Blendi Klosi

6-   Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Drejton mazhoranca Igli Hasani

7-   Komisioni i ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – drejton mazhoranca Fatmir Xhafaj

8-Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore - Damian Gjiknuri

Lini një Përgjigje