
Ish-Kryeministri Sali Berisha, njëherazi edhe kryetar i PD-së, u paraqit sot në SPAK, në respekt të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ lidhur me dosjen ‘Partizani’.
Në dalje nga Prokuroria Speciale, Berisha u shpreh se kreu i SPAK, Altin Dumani, po shkulte flokët, qante dhe bërtiste, sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste antikushtetuese për të zgjatur mandatin.
Berisha nuk kurseu akuzat ndaj Dumanit, që e konsideroi një kriminel kushtetues që përdori detyrën, besimin dhe ligjin për të bërë pazare për interesa personale.
“Ky kriminel kushtetues amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës, Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit.
Taulantin, që urdhërohej nga Çela për të liruar terroristët që vendosën nën shalën e biçikletës së Lulzim Kullës tritolin.
Bënte pazare me krimet e Uluziut, që merrte dy kostume të bukura nga Altin Hajri dhe që kërkonte nga banditët dhe trafikantët 500 mijë euro dhe çantën Louis Vuitton se i duhej për zonjën.
Pazare me Edi Ramën sepse e nxori Olsin të panjohur, në një kohë kur Olsi ishte absolutisht në krye të organizatës kriminale të grupit të Xibrakës që drejtohej nga Hakmarrja për Drejtësi.
Po edhe ajo e Geron Meçes, e dini ju atë, që Geron Meçe i thoshte këtij Daniel Shimës se ABS-ja është Fangu dhe se te tenderat ndërhyn vetë Zonja e Parë, zonja Basha”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje