
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Partia Socialiste do të mbledhë grupin parlamentar sot në orën 10:00. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
Mbledhja zhvillohet për herë të parë nën drejtimin e Taulant Ballës, të cilin kryesocialisti Edi Rama e riktheu si kreun e grupit.
Fokusi i mbledhjes pritet të jetë ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare. Pjesë e diskutimeve pritet të jenë edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë.
Porosia e Edi Ramës për të reformuar Kuvendin e shprehur Asamble, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.
Lini një Përgjigje